Ish-agjenti për zbulimin e talenteve te Nice, Jonathan Beilin, ka thënë se Paris Saint-Germain janë të etur të nënshkruajnë me mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets.
Beilin është i afërt me drejtuesit e skuadrës franceze dhe ka treguar objektivin kryesor të PSG-së.
Sipas tij, ëndrra dhe objektivi primar për presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, është mesfushori i Barcelonës, Busquets.
“Në mesfushë, Nasser ëndërron të sjellë Busquetsin, por pas Neymarit duket me të vërtetë e pamundur”, ka thënë Beilin për Canal Football Club.
“Por, nuk i dihet – gjithçka mund të ndodhë”, përfundoi agjenti i talenteve.
Al-Khelaifi thuhet se e sheh Busquetsin si zëvendësim të duhur për brazilianit, Thiago Motta, i cili duket se po numëron ditët tek parisienët.
Edhe trajneri Unai Emery ka deklaruar para disa javëve se skuadra e tij do të kërkoj për një mesfushor të ri.
Ndryshe, për mesfushorin spanjoll interesim ka shprehur edhe skuadra angleze, Manchester City, por oferta e tyre thuhet se është hedhur poshtë. /Telegrafi/