Site icon Telegrafi

Busquets e lavdëron dhe e mirëpret De Jongun në Camp Nou: Është futbollist spektakolar

Frenkie De Jong nga stinori i ri do ta veshë fanellën e gjigantit spanjoll Barcelonës.

Mesfushori holandez ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me katalunasit, ndërsa po vazhdon të mahnit botën e futbollit me fanellën e Ajaxit.

21-vjeçari ka qenë ndër lojtarët kryesor të Ajaxit në suksesin e tyre në Ligën e Kampionëve, ku kanë eliminuar Real Madridin dhe Juventusin për të kaluar në gjysmëfinale.

E për holandezin lëvdata ka pasur edhe shoku i ri i skuadrës, Sergio Busquets.

Frenkie de Jong. (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

“De Jong është një futbollist spektakolar. Realisht nuk ka shumë futbollistë që në moshën e tij të kenë atë kontroll të topit dhe lëvizshmëri në fushë”.

“Duke marrë parasysh se është rritur në akademinë e Ajaxit që është e ngjashme me tonën, i plotëson të gjitha kushtet për të qenë i suksesshëm te Barcelona”, tha Busquets.

Transferimi i 21-vjeçarit nga Ajaxi i ka kushtuar Barcelonës 75 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh. /Telegrafi/

Exit mobile version