Dy yjet e Barcelonës, Sergio Busquets dhe Dani Alves bënë disa lëvizje të mrekullueshme në ndeshjen e Copa del Rey ndaj Linares.
Barcelona fitoi me rikthim me rezultat 2-1 në udhëtim te Linares dhe u kualifikua në raundin e 1/8-tës në Copa Del Rey.
Golat në fitoren e Barcelonës u shënuan nga Ousmane Dembele (63’) dhe Ferran Jutgla (69’).
Megjithatë, ndër më meritorët në këtë fitore të Barcelonës padyshim se ishin disa nga lojtarët veteran.
Bëhet fjalë për mesfushorin Busquets dhe mbrojtësin Alves, të cilët përvec lojës së mirë dhe qetësinë së tyre, dhuruan edhe spektakël me lëvizje.
🚨 Nutmeg! @DaniAlvesD2 pic.twitter.com/HpV9Pz08rO
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 6, 2022
Alves u përkujdes me qetësinë e një vrasësi ta dribloj një kundërshtar duke i futur topin mes këmbëve.
Në anën tjetër, Busquets tregoi aftësinë e prekjes së parë, duke i dërguar kundërshtarin topin mbi kokë me një prekje magjike. /Telegrafi/
The Art of the First Touch@5sergiob 👨🎨 pic.twitter.com/ckebO5Ycfe
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 6, 2022