Sergio Busquets ka vërtetuar pse ai është padyshim mesfushori më i mirë defensivë i të gjitha kohërave me një paraqitje brilante që të lë pa fjalë në stërvitjet e Spanjës.
Në rrjetin social Twitter, llogaria zyrtare e Spanjës postoi një video të kapitenit të Barcelonës duke bërë të përhershmen e tij dhe duke treguar “çfarë duhet të jetë një pivot”.
Busquets tani është 33 vjeç, por mënyra e lehtë në të cilën ai luan lojën do të thotë se ai është ende duke performuar në një nivel jashtëzakonisht të lartë për klubin dhe vendin.
Dhe në këtë video, vetëm më pak se një minutë, shohim se sa lojtar i veçantë është Busquets. Në stërvitjen e pasimeve të vogla, Busquets ka presingun e një mori lojtarësh, por gjithmonë arrin ta nxjerr topin me lehtësi absolute.
Para se të marrë topin, Busqeuts skanon situatën se ku është lojtari i lirë, duke u liruar nga topi me të dyja këmbët me të njëjtën rehati.
Vetëdija e tij është kaq mbresëlënëse; është sikur i ka sytë në pjesën e pasme të kokës. Në një mësim të vërtetë për të gjithë lojtarët e rinj që luajnë në një pozicion të ngjashëm, ai nuk bën kurrë më shumë se dy prekje.
? ¡¡BALONES A BUSI!!
?? Menuda clase MAGISTRAL de lo que debe ser un pivote la de @5sergiob en el entrenamiento de hoy. Es consciente EN TODO MOMENTO de dónde están todos.
? ¿De verdad no tienes ojos en la nuca, capitán? ¡¡Qué espectáculo!! #VamosEspaña #Catar2022 pic.twitter.com/nz2AbWHAOS
— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) November 9, 2021
Ndërsa është vetëm stërvitje, ne e kemi parë Busquets të bëjë këtë herë pas here kundër skuadrave më të mira në ndeshjet më të mëdha.
Pamjet janë bërë virale dhe fansat janë mahnitur nga talenti dhe qetësia e spanjollit. /Telegrafi/
This is quite impressive:
•Maximum 2 touches in every involvement
•Always knows where the free man is
•Use of both feet
•Positioning between opposition players
•Receiving/playing on the half-turnPlayers take notes ?
— Eric Laurie (@EricLaurie) November 9, 2021