Sergio Busquets beson se shanset e Barcelonës për të fituar titullin në La Liga janë të gjitha të përfunduara pasi ata barazuan 3-3 me Levante të martën.
Barcelona kishte një epërsi prej dy golave në pjesën e parë përmes Lionel Messit dhe Pedrit, por nikoqirët barazuan me golat e Gonzalo Melero dhe Jose Luis Morales.
Edhe pse Ousmane Dembele rivendosi avantazhin e Barçës, Sergio Leon vulosi një barazim për Levanten me një gol në minutën e 83-të.
Rezultati e lë ekipin e Ronald Koeman një pikë prapa liderëve të Atletico Madrid dhe një mbi Real Madridin, por të dy ekipet kanë nga një ndeshje më pak.
Edhe pse Barca ka akoma dy ndeshje për të luajtur këtë sezon, Busquets beson se titulli mund të jetë jashtë mundësive për shkak të rrëshqitjes së tyre të fundit.
“Liga është kthyer praktikisht kundër nesh. Kanë mbetur disa opsione, do të varet nga ajo që bëjnë rivalët tanë, por kanë mbetur shumë pak pikë”, ka thënë fillimisht Busquets.
Full Time pic.twitter.com/pZiiF1hfp7
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 11, 2021
“Ishte faji ynë. Në ndeshjet e fundit ne kemi lëshuar shumë pikë për të qenë në gjendje të luftojmë për La Ligan”.
“Ne largohemi me ndjenja të këqija sepse kemi kaluar një kohë të vështirë. Ne donim të bënim presion por kjo nuk duhej të ndodhte”, përfundoi mesfushori. /Telegrafi/