Telegrafi

Busquets: Barca nuk di ta nxjerrë topin përpara kur skuadrat bëjnë presion një me një

Sergio Busquets (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Sergio Busquets ka pranuar se Barcelona nuk ka ditur si ta tejkalojë presionin e Real Madridit gjatë humbjes prej 2-0 në Estadio Santiago Bernabeu.

Skuadra e Quique Setien nuk arriti që ta dërgonte topin në fazën finale gjatë pjesës së dytë, duke qenë se lojtarët e krahut, Vinicius Junior dhe Fede Valverde, ua mbyllnin hapësirat.

Lexo po ashtu Real Madridi fiton El Clasicon fantastik ndaj Barcës dhe rimerr kreun e La Ligas

“E humbëm kontrollin, sepse e humbëm posedimin. Nuk dimë si ta nxjerrim topin përpara kur ata na bëjnë presion një me një”.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Nganjëherë nuk je i sigurt me pasimin dhe rrezikon, edhe pse e di se i kemi lojtarët për ta vazhduar topin. Të gjithëve na pëlqen ta kemi topin dhe mendoj se i kemi lojtarët që dinë ta mbajnë”.

“Secila skuadër vuan pa posedim. Ne nuk jemi nga ato ekipe që bëjmë lojë defensive e as fizike. Ka mbetur edhe shumë kohë deri në fund të kampionatit”, ka deklaruar spanjolli pas ndeshjes. /Telegrafi/