Telegrafi

Bushati: Shqipëria e ka vendin në BE

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në në New ­York, nga ku tha se Shqipëria e ka vendin në Bashkimin Europian.

Ai ka deklaruar se institucionet shqiptare po bëjnë gjithçka, që vendi të anëtarësohet në BE. Bushati ka thënë se ka biseduar me politikanë të rëndësishëm europianë, të cilëve iu ka thënë se vendi ynë po punon për objektivin kryesor të saj, anëtarësimin e vendit në union.

“Në Asamblenë e Përgjithshme në New York, kam biseduar me homologun gjerman Frank­ Ualter Steinmeier, për të vijuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Gjermanisë”, ka thënë Bushati.

Ai ka shtuar se ka takuar edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE, Federika Mogerinin, me të cilën ka biseduar thellimin e raporteve mes Berlinit dhe Tiranës.