Site icon Telegrafi

Bushati: Plani evropian ka elemente që flasin për njohje implicite të Kosovës nga Serbia

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati e ka cilësuar një hap përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, takimin që kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi dje në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiqin.

Bushati u shpreh se plani evropian ka disa elementë mjaft pozitivë për Kosovën, ku përmendet reciprociteti, pranimi i integritetit dhe dhe sovranitetit territorial të Kosovës, por edhe për pandryshueshmërinë e kufijve.

“Mendoj që është një hap përpara në një proces të gjatë dhe sfidues që ka lidhje me normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi njohur vetëm me tekstin e planit evropian, por ende nuk dimë detajet që duhet të përbajë aneksi i këtij plani dhe mekanizmi i implementimit”, tha Bushati, në Euronews Albania.

“Plani ka disa elementë mjaft pozitivë, sepse për herë të parë flitet për reciprocitetin, pranohet integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës, për pandryshueshmërinë e kufijve. Natyrisht, njohja e pasaportës kosovare, njohja e simboleve të Kosovës janë elementë që flasin për një njohje implicite”, theksoi ai.

Exit mobile version