Vetëm kur u duk se ish-presidenti George W. Bush ishte në një distancë të mjaftueshme dhe të sigurt nga sytë e publikut, ai shkaktoi një “skandal” tjetër.
Bëhet fjalë për një vallëzim të tijin gjatë një shërbimi përkujtimor për oficerët e vrarë të policisë në Dallas, SHBA, ditë më parë, përcjell Telegrafi.
Siç shkruajnë mediat e huaja, duke shijuar muzikën pak si tepër, Bush rrezikoi prishjen e tërë disponimit të zymtë, pasi kishte vallëzuar “pak si tepër”, në “zinxhirin” e krijuar ndërmjet personaliteteve kryesore të SHBA.
Siç edhe mund të shihet Bush, përcjell Telegrafi, në të djathtë kishte gruan e tij Laura, të ndjekur nga Joe Biden dhe bashkëshortja e tij.
Bush nuk mund të përmbante veten dhe madje u përpoq për të nxitur të tjerët të bashkohen me të.
E Michelle Obama ishte viktima e parë, dhe Barack gjithashtu ndjeu efektet nga një lloj lëvizje të valëzuar, që veçse kishte filluar. /Telegrafi/