Tregjet e aksioneve e kanë rrugën e hapur për ta përfunduar vitin me në rritje të madhe, ndërkohë që marrëveshja e parë tregtare mes Washingtonit dhe Pekinit është pothuajse e përfunduar.
Bërja me dije e lajmit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina se kanë arritur marrëveshje ka sjellë rritjen e fortë në bursa të kohëve të fundit.
Presidenti amerikan Donald Trump tha më herët gjatë javës se ka zhvilluar bisedime pozitive me presidentin kinez Xi Jinping dhe nënshkrimi i marrëveshjes po organizohet.
Ndërkohë që tensionet tregtare po zbuten, prodhimi në të gjithë botën po tregon shenja të përmirësimit, duke ofruar rritje të besimit. Tregu i obligacioneve, që ka treguar shenja të alarmit, nuk po paralajmëron më për rikëmbje, ndërkohë që interesat janë rritur.
Tregjet kanë lënë pas edhe akuzën për shkarkim të presidentit Donald Trump më herët gjatë javës, prej supozimeve se ai do t’i shpëtojë akuzave dhe nuk do të ketë ndikim negativ tek politikat fiskale dhe monetare.
Tregjet e aksioneve pritet të tregojnë dhjetorin me performancën më të mirë në nëntë vite dhe tremujorin e katërt më të mirë që prej vitit 2013. /Telegrafi/