Tregjet ndërkombëtare të kapitalit e nisën ditën e parë tregtare të kësaj jave në rënie. Trazirat nisën me sesionin tregtar aziatik, ku indeksi i Japonisë, Nikkei, pati rënien më të madhe ditore në tre muajt e fundit.
Kjo erdhi prej shqetësimeve mbi ekonominë botërore, gjë që bëri që investitorët të blejnë aktive të sigurta si metalet e çmuara dhe titujt qeveritar të borxhit, përcjell Telegrafi.
Nikkei pati rënie më 3 për qind duke prekur 20,977 pikë, që është niveli më i ulët që prej muajit shkurt dhe rënia më e madhe që prej muajit dhjetor 2018, ndërsa në Korenë e Jugut, indeksi KOSPI ra me 1.9 për qind në 2,144 pikë në total.
Edhe bursat evropiane e nisën ditën e parë të kësaj jave në territor negativ, ndërkohë që indekset në Francë dhe Britani të Madhe filluan me rënie. /Telegrafi/