Innovation Centre Kosovo, nëpërmjet programit “DevelopHer”, në bashkëpunim me LuxDev, Agjencinë për Bashkëpunim Zhvillimor të Luksemburgut, ofron 12 bursa të plota për vajzat nga Kosova, për programin 6-mujor të trajnimit profesional në Siguri Kibernetike. Afati i fundit për aplikim: 23 Janar 2025.
Bursat e “DevelopHer” janë pjesë e Programit “TechEco Pathways”, një nismë transformuese e financuar nga LuxDev, Agjencia për Bashkëpunim Zhvillimor e Luksemburgut, me qëllim të mbështetjes së inovacionit dhe qëndrueshmërisë në Kosovë.
Programi “TechEco Pathways” i cili do të zgjasë 24 muaj, përfshinë tre (3) aktivitete kryesore: 1) GreeTech – trajnime dhe punë praktike me pagesë në industrinë e TIK dhe Energjisë së Ripërtërishme; 2) DevelopHer – ngritja e aftësive për vajzat dhe gratë në programim, siguri kibernetike, dhe industri kreative; dhe 3) Innovation Challenges – garat inovative për ruajtjen e energjisë, efiqiencës, “smart cities”, dhe ruajtjes së ambientit.
Kjo nismë planifikon organizimin e dhjetë (10) trajnimeve profesionale për mbi 120 të rinj nga Kosova, punë praktike me pagesë për të diplomuarit, mentorim, si dhe dy (2) edicione të garave me çmime & shpërblime të shumta për ekipet fituese.
Programi i parë i hapur për aplikime – Siguria Kibernetike, fton vajzat nga Kosova të aplikojnë deri më 23 Janar, dhe të bëhen pjesë e një përvoje transformuese profesionale. Kilko këtu për më shumë informata rreth programit, afateve dhe aplikimit.
Informata të rëndësishme për aplikueset nga Kosova:
Afati i fundit për aplikim: 23 Janar 2025;
Vegëzën për aplikim e gjeni këtu;
Prisni ftesën (email) për paraqitje në testin me shkrim;
Testim mbahet fizikisht ne ICK më 25 Janar (e Shtunë) në ICK;
Rezultatet e testit publikohen më 25 Janar në mbrëmje;
Kandidatet e përzgjedhura fillojnë ligjëratat më 27 Janar, në Innovation Centre Kosovo (ICK).
TechEco Pathways synon të adresojë mungesat kritike të aftësive në sektorët e energjisë së ripërtërishme dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Kosovë. Duke u përqendruar në aftësimin e të rinjve, veçanërisht grave, me shkathtësitë e nevojshme për punësim të menjëhershëm dhe plotësimin e zbrazëtirës në treg, programi synon të kontribuojë në rritjen ekonomike të qëndrueshme, dhe zhvillimin e industrisë vendore.
Ky program mbështetet nga projekti “Shkathtësi për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i cili zbatohet nga LuxDev, Agjencia për Bashkëpunim Zhvillimor e Luksemburgut.
ICK & LuxDev ju urojnë sukses të gjitha vajzave aplikuese. /Telegrafi/