Site icon Telegrafi

Burrin që po e urren e gjithë bota: Bënte selfie pranë të vdekurve dhe të lënduarve që po transportoheshin me autoambulancë (Foto)

Një burrë i panjohur ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale, për faktin se kishte bërë selfie pranë njerëzve të vdekur dhe të lënduarve në afërsi të Parlamentit britanik, ku edhe kishte ndodhur sulmi terrorist.

Ky burrë po mbante syze dielli dhe po pozonte, derisa autoambulancat transportonin të lënduarit dhe viktimat, transmeton Telegrafi.

Një përdorues i nervozuar i Twitter-it ka shkruar një koment nën fotografinë e selfie, se kjo fotografi tregon se diçka nuk është në rregull me njerëzimin. Të tjerët gjithashtu kanë komentuar se ajo çfarë ka bërë ky njeri është neveritëse.

Lexo po ashtu Policia angleze zbulon identitetin e burrit që dyshohet se kreu sulmin pranë Parlamentit britanik (Foto)

Në sulmin afër Parlamentit britanik në urën e Westminster në qendër të Londrës, janë vrarë katër persona dhe 29 tjerë janë lënduar, kanë bërë të ditur sot zyrtarët e sigurisë.

Lidhur me sulmin sot janë arrestuar shtatë persona në gjashtë lokacione të ndryshme. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version