Telegrafi

Burri zbuloi një derë prej druri në dyshemenë e një shtëpie pushimi – e çuditshme se çfarë gjen aty brenda!

Një burrë zbuloi një derë në një shtëpi dhe vendosi ta hetojë atë – ai shpejt zbuloi se mbrapa asaj dere ishte një ‘moçal’ i fshehur poshtë dhomës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përdoruesi i TikTok, Robert, e shpërndau videon me ndjekësit e tij, duke shpjeguar se ai kishte shkuar për një fundjavë larg në Lake District me gruan e tij, vajzën dhe qenin e tyre, Samson.

Kur mbërriti, Robert, zbuloi se brenda ishte një derë e madhe prej druri në mes të dyshemesëm, pjesërisht e fshehur nga një divan, kështu që ai riorganizoi dhomën për të parë një vështrim përreth.

Poshtë derës kishte shkallë të mbuluara me pluhur, dhe ato shkallë të çonin poshtë në një dhomë të vogël gjysmë të mbushur me ujë të turbullt jeshil.

“Pra ne e kemi rezervuar shtëpinë e pushimeve të një përbindëshi moçali, kështu që kjo është mire, mbase ai e di se ku është telekomanda”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

@robertibusNot my usual content, but this was too spooky not to share. Was not expecting that! ##spooky ##unexpected ##creepy ##familyholiday 👻♬ Spooky, quiet, scary atmosphere piano songs – Skittlegirl Sound