Site icon Telegrafi

Burri më i vjetër në botë, tregon çfarë duhet të shmangni për të jetuar më shumë se 120 vjet (Foto)

Swami Sivananda nga pjesa perëndimore e Indisë, pretendon se është burri që ka jetuar më së gjati ndonjëherë, ndërsa shton se beqaria është sekreti i jetëgjatësisë.

Pos shmangies së marrëdhënieve seksuale, murgu 120-vjeçar nuk përdor erëza, teksa ushtron joga për çdo ditë, transmeton Telegrafi.

Ai fle në një tapet në dysheme, duke vënë poshtë kokës një fletëz druri si jastëk.

Sipas pasaportës, ai ka lindur më 1896 në Kalkutë.

Sivananda është rritur në Bandalin Perëndimor, deri në moshën gjashtëvjeçare, kur i kanë vdekur prindërit, pastaj ka shkuar në Varasini ku ka vendosur të bëhet murg.

“Kam bërë jetë të thjeshtë dhe të disiplinuar. Kam ngrënë ushqime të ziera, pa vaj apo erëza, oriz dhe speca të gjelbra djegëse”, ka thënë ai.

Qumështin dhe pemët ai i konsideron si të vlefshme, ndërsa ka rrëfyer se si fëmijë shumë shpesh ka fjetur i uritur.

“Më parë, njerëzit ishin të lumtur me pak gjëra. Në ditët e sotme, njerëzit janë të palumtur, të pashëndetshëm dhe jo të sinqertë, gjë që më shkakton shumë dhimbje. Unë vetëm dua që popullata të jetë e lumtur, me shëndet dhe e qetë”, thotë plaku që ende është në formë të mirë fizike. /Telegrafi/

Exit mobile version