Një burrë në Fushë Kosovë u arrestua nga policia, pasi kishte sulmuar fizikisht gruan dhe dy djemtë e tij.
Në raportin 24 orësh të publikuar nga Policia e Kosovës thuhet që në familje kishte pasur mosmarrëveshje dhe si rezultat i saj pastaj kishte ardhur deri te sulmi fizik.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy djemve të saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.” , thuhet në raportin e Policisë .
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00. E sipas policisë pasi palët janë intervistuar, rasti me vendim të prokurorit, vazhdon me procedurë të rregullt./Telegrafi/