Site icon Telegrafi

Burri sulmon gruan në Rahovec

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetase e Shqipërisë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur më 23 gusht në Rahovec.

Sipas raportit policorë, viktima është dërguar për tretman mjekësor kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version