Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka goditur bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:30, në Obiliq.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi dyshohet se i njëjti ka goditur fizikisht bashkëshorten e tij, femër kosovare . Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/