Telegrafi

Burri sulmon gruan në Klinë, arrestohet

Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth ores 14:00 në fshatin Sferkë, Klinë.

Sipas raportit të policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/