Një person është arrestuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:40, në Kamenicë.
Sipas raportit të policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/