Policia e Kosovës ka bërë të ditur për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në Lipjan, Fushë Kosovës, Prishtinë, Dragash e Rahovec.
Lexoni të plotë raportin e Policisë:
Lipjan, 20.10.2021-22:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeve ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë, 21.10.2021-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (dyshohet me të meta mendore) pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (nënën e tij) me ç‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lagjja Dardani, Prishtinë, 09.10.2021-17:00. Lidhur me rastin me datën 21.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Dragash, 21.10.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy viktimat nënën dhe vajzën e tij. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rahovec, 20.10.2021 – 17:20. Lidhur me rastin më datë 21.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/