Site icon Telegrafi

Burri sulmon gruan dhe vajzën në Gjilan

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.

Ngjarja ka ndodhur më 12.12.2018 rreth orës 14:00, ndërsa arrestimit është bërë të martën në Gjilan.

Sipas raportit të policisë, si pasojë e sulmit fizik viktimat kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/

Exit mobile version