Të martën në rrjete sociale ka qarkulluar një video incizim ku shihet një burrë bashkë me gruan e tij duke dalë nga Emergjenca e QKUK-së, i cili ushtron dhunë fizike ndaj saj.
Në lidhje me këtë në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se është kontaktuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt.
“Bazuar në video incizime, vërehet i dyshuari mashkull kosovar duke dalë nga emergjenca e QKUK-së ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovar. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/