Telegrafi

Burri sulmon fizikisht gruan në Graçanicë

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 07:15, në Graçanicë.

Ndërkaq, në raport thuhet se viktima ka marrë tretman mjekësor dhe bashkë me fëmijët e saj është dërguar në shtëpi të sigurt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe e njëjta me fëmijët e vegjël është dërguar në shtëpi të sigurt.  Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/