Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Në raportin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 11:00, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, me vendim me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/