Një person është arrestuar pasi nën ndikimin e alkoolit kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:00 në fshatin Dubravë, Ferizaj.
Siç bëhet e ditur në raport, viktima nga sulmi nuk ka pasur lëndime trupore dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar bashkëshorten e tij femër kosovare. Viktima nga sulmi nuk ka pasur lëndime trupore dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/