Site icon Telegrafi

Burri sulmohet fizikisht nga gruaja dhe djali në Zveçan

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se pas një zënkë verbale që kishte pasur me bashkëshorten dhe djalin e tij është sulmuar fizikisht nga ta.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 18:30,në Zveçan.

Siç thuhet në raport, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshorten dhe djalin e tij është sulmuar fizikisht nga ta. Të dyshuarit janë arrestuar, dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë arrestuar liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version