Site icon Telegrafi

Burri rrah gruan në Rahovec

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:30, në Rahovec.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version