Site icon Telegrafi

Burri rrah gruan në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se në Prishtinë një viktimë femër ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version