Një person është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 03:00, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në qendrën e mbajtjes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në qendrën e mbajtjes. Në lidhje me të dyshuarin pas një kontrolli mjekësor i është lëshuar raporti mjekësor që dyshohet se është me Covid-19 dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në vet izolim”, thuhet në raport. /Telegrafi/