Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:35, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, I dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/