Site icon Telegrafi

Burri rrah gruan në Malishevë

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, ku si pasojë e sulmit, viktima ka marrë tretman mjekësor.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:25, në Malishevë.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ku si pasojë e sulmit viktima ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Siç thuhet në raport, është arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version