Telegrafi

Burri rrah gruan në Klinë, e bën për spital

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në fshatin Krushec i vogël, në Klinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/