Një person është arrestuar pasi nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:30, në Graçanicë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/