Telegrafi

Gruaja sulmohet nga bashkëshorti në Gllogoc

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Në raportin 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:15, në Gllogoc.

Siç thuhet në raport, viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në shtëpinë e tij e kishte sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Si pasoj e rastit viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/