Telegrafi

Burri rrah gruan në Gllogoc

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:57, në Gllogoc.

Siç thuhet në raport, të dy palët janë intervistuar, gjersa viktima ka shkuar tek familja e saj dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Të dy palët janë intervistuar, viktima ka shkuar tek familja e saj ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/