Telegrafi

Burri rrah gruan në Deçan

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar i cili në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:00, në Deçan.

Siç thuhet në raport, pas intervistimit viktima është dërguar në vend të sigurt, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/