Një burrë nga New York-u i cili tri javë më parë fitoi 1 milion dollarë në lotari (gërvisht dhe fito), raportohet se ka vdekur sot.
Donald Savastano së fundmi ishte diagnostifikuar me shkallën e katërt të kancerit, dhe si pasojë e betejës së humbur ndërroi jetë, transmeton Telegrafi.
Qytetari i Queens-it të New York-ut, kishte blerë një tiketë të lotarisë më 4 janar të cilën e pagoi 10 dollarë, por që i solli atij hiq më pak se një milionë dollarë.
“Tepih shitësi kishte deklaruar se planifikonte të pensionohej. Por sigurisht se tiketa do të më ndihmoj shumë të realizojë disa udhëtime. Megjithatë, unë nuk kam ndërmend të ndërroi edhe pse kam fituar një shumë të majme të hollave. Do të blej një veturë, të shlyej borxhet dhe të investoj në diçka”, kishte deklaruar Savastano. /Telegrafi/