Duket se gratë dhe burrat shpesh kanë mospajtime, kur është në pyetja tema e lindjes së një fëmije.
Shumë prej grave mundohen t’ua shpjegojnë burrave të tyre, se sa e madhe është dhimbja në momentin kur nga barku i tyre del një foshnje që të paktën peshon 3.5 kilogramë, transmeton Telegrafi.
Dhe për t’ua dokumentuar këtë, një grua ka bindur bashkëshortin e saj që të vë në bark një pajisje speciale që simulon dhimbjet e barkut gjatë momenteve të lindjes së një fëmije.
Chris Balmet është bindur nga bashkëshortja e tij Lindsay që t’i nënshtrohet një testi të tillë, përmes një makinerie speciale me të cilën do t’i ndjente dhimbjet që i ndjen një grua shtatzënë gjatë momentin të lindjes.
Lindsay e cila pret të lind gjatë këtij muaji, nuk mund të ndalej së qeshuri derisa bashkëshorti i saj po bërtiste nga dhimbjet e mëdha që po i ndjente në bark, ku në një moment i dalin lotët. /Telegrafi/