Burri që mbeti i plagosur mbrëmë në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1 në Prishtinë është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Basri Lenjani nga QKUK ka deklaruar për lajmi.net se gjendja e burrit të plagosur është “mesatarisht e rëndë”.
Mbrëmë është plagosur një person, ndërkaq një grua me emër Miradie Hetemi mbeti e vdekur.