Telegrafi

Burri plagos gruan në Klinë, rrugës për në spital vet-aksidentohet

Foto: Ilustrim

Një person pas një mosmarrëveshje ka plagosur me pistoletë bashkëshorten e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:20 në fshatin Perqevë të Klinës.

Siç thuhet në raport, i dyshuari gjatë transportimit të viktimën me veturë për në drejtim të QKMF, ka shkaktuar vet-aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy pasagjeret, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Lexo po ashtu Detaje rreth rastit në Klinë ku burri pas një zënke plagosi me dy plumba gruan e tij

Ndërkaq, tutje thuhet  viktima me ndihmën e shpejtë është dërguar në Spitalin e Pejës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka plagosur me pistoletë bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari gjatë transportimit të viktimën me veturë për në drejtim të QKMF, ka shkaktuar vet-aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy pasagjeret, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Viktima me ndihmën e shpejtë është dërguar në Spitalin e Pejës. Është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/