Një burrë qëndroi i vdekur në banesën e tij në Oslo për nëntë vjet para se të zbulohej nga një kujdestar në dhjetor, ka deklaruar policia norvegjeze.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri, i cili ishte në të 60-at e tij, ishte martuar më shumë se një herë dhe gjithashtu kishte fëmijë.
Bazuar në deklaratat e fqinjëve, burri ishte një person i mbyllur dhe kur vërejtën mungesën e tij, menduan se ai ishte zhvendosur ose ishte dërguar në ndonjë institucion.
Ai u gjet vetëm kur kujdestari kërkoi nga policia të hapte apartamentin në mënyrë që të mund të kryente punën e mirëmbajtjes.
Policia beson se burri vdiq në muajin prill të vitit 2011, bazuar në një kuti kartoni të qumështit dhe një letër që u gjetën në banesën e tij. Një autopsi tregoi se ai vdiq për shkaqe natyrore.
Pensioni i tij u ndal në vitin 2018 kur Administrata Norvegjeze e Punës dhe e Mirëqenies nuk mund të kontaktonte me të, por faturat e tij vazhduan të paguheshin automatikisht nga llogaria e tij bankare. /Telegrafi/