Banorët e një qyteti në Kaliforni janë të indinjuar dhe kërkojnë një hetim të plotë, pasi zyrtarët thonë se një burrë me ngjyrë bëri vetëvrasje, kur i njëjti u gjet i varur me litar jashtë bashkisë së qytetit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Robert Fuller, 24 vjeç, nga Antelope Valley, Kalifornia – u gjet të mërkurën i varur nga një pemë në Palmdale City Hall.
Kështu autoritetet deklaruan se vdekja e tij fillimisht ishte raportuar si vetëvrasje, por shkaku ende nuk dihet, gjersa të kryhet hetimi dhe një autopsi e plotë.
Ndërkohë policia potencon se janë në kontakt me familjen e Fuller, dhe po hetojnë rrethanat që mund të kenë çuar në vdekjen e tij. /Telegrafi/