Gjashtë edukatore të një çerdhe në Kinë, kanë shpëtuar një burrë që kishte ngecur nën rrotën e një veture.
Ato bashkuan forcat dhe pa u menduar dy herë vrapuan në drejtim të veturës, të cilën e ngritën në ajër për ta nxjerrë burrin që kishte ngecur nën rrotë, transmeton Telegrafi.
Burri rreth të ’50-ve është dërguar me urgjencë në spital ku është konstatuar se ka pësuar lëndime në këmbë, megjithatë i ka shpëtuar më të keqes, transmeton Telegrafi.
Sipas mediave kineze, shoferi i veturës nuk e kishte vërejtur burrin që po bisedonte në telefon kur e futi nën rrota.
Por, ajo çfarë e bën interesant, është fakti që ngjarja ka ndodhur para një çerdhe, ku dhjetëra fëmijë ishin dëshmitarë të këtij akti heroik të edukatoreve.
Ato duket se ishin në formë të mirë fizike, pasi veturën e ngritën pa ndonjë problem sikur të ishte një kolltuk. /Telegrafi/