Një burrë nga Washingtoni, dyshohet se ka mbytur një të pastrehë “për të stërvitur” për vrasjen e ish-gruas së tij, ka bërë të ditur prokurori i rastit.
Nathans O. Beal, 26-vjeç, akuzohet se qëlloi për vdekje me armë në kokë Andrew Bull, 30-vjeç, gjatë prillit të vitit të kaluar, pak muaj para se ish-gruaja e tij, Mary Schaffer, 32, pati fatin e njëjtë, transmeton Telegrafi.
“Ne besojmë se vrasja është kryer nga Beal, me qëllim të ai të ushtrohet për vrasjen e radhës”, ka thënë prokurori Dale Nagy.
Nagy akuzonte Beal se një të burgosuri i kishte thënë se kishte mbytur Bullin nga “kureshtja”, dhe se i ka shërbyer si “praktikë” për vrasjen e radhës.
Në të dy skenat e krimit është konfirmuar se është përdorur arma e njëjtë – ndaj ish-gruas, trupi i të cilës është gjetur jashtë shtëpisë ku ishte planifikuar të takohej me dy fëmijët e saj.
E Beal dhe e dashura e tij dyshohet se kishin siguruar revolen, disa muaj para se Bull të qëllohej për vdekje. /Telegrafi/