Site icon Telegrafi

Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën ‘ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë’

Një inxhinier kompjuterësh që humbi Bitcoin në vlerë 800 milionë dollarë dëshiron të blejë një hapësirë aty ku ai beson se “i kishte varrosur”.

James Howells, nga Newport, Uells, pretendoi se ish e dashura e tij gabimisht hoqi një hard disk që përmbante 8,000 Bitcoin në 2013 dhe e hodhi aty.

Ai u përpoq të krijonte qasje në hapësirë, ose për të marrë një kompensim, por çështja e tij u hodh poshtë nga një gjykatës, përcjell Telegrafi.

Këshilli i Newport tha se nuk po bënte komente të mëtejshme për këtë çështje.

Ndërkohë mediat theksojnë se autoritetet po planifikojnë të mbyllin hapësirën në vitin financiar 2025-26.

Aty tanimë ka leje planifikimi për një fermë diellore në tokë, që pritet të furnizojë me energji kamionët e rinj të koshave të këshillit.

Bëhet e ditur se hapësira tokësore mban më shumë se 1.4 milion ton mbetje por Howells beson se hard disku është në një sipërfaqe prej 100,000 tonësh.

“Unë do të isha potencialisht i interesuar për të blerë vendin e deponisë”, citohet të ketë thënë ai.

“Unë e kam diskutuar këtë opsion së fundmi me partnerët e investimeve”. /Telegrafi/

Exit mobile version