Telegrafi

Burri nga Mitrovica tenton ta vras gruan me një mjet të mprehtë, arrestohet nga policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë i cili ka tentuar ta vras gruan e tij me mjet të mprehtë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 15;30 në rrugën “Dibra”, dhe i njëjti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me një mjet të mprehë ka tentuar ta godet viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndryshe në media është raportuar se i dyshuari kishte tentuar ta vras gruan me sëpatë dhe se i njëjti u ndalua nga fëmijët e tij.

Telegrafi është në pritje të një përgjigje zyrtare nga ana e Prokurorisë së Mitrovicës lidhur me këtë rast. /Telegrafi/