Telegrafi

Burri nga Massachusetts bleu një shtëpi 395,000 dollarë, pavarësisht paralajmërimeve se “ajo do të bie në oqean”

Një burrë është bërë pronar i një shtëpie me një pamje të bukur që është vetëm 7.6 metra nga “një shkëmb me rërë dhe i shkatërruar” – pavarësisht paralajmërimeve se ajo do të “bie në oqean”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, David Moot pagoi 395,000 dollarë për shtëpinë në Cape Cod në bregun e Massachusetts dhe tha se synon “ta shijojë atë derisa të zgjasë”.

Piktori dhe stilisti 59-vjeçar bleu shtëpinë e madhe me tre dhoma gjumi me pamje nga Oqeani Atlantik.

E raportuar nga disa media, blerja e Moot është një nga të shumtat që pronarët e shtëpive kanë bërë vitet e fundit teksa kërkojnë “oferta me zbritje” për pronat që përballen me zhytje të afërt për shkak të rritjes së nivelit të detit dhe gërryerjes së vijave bregdetare si rezultat i krizë klimatike.

Sipas Bloomberg, blerja e shtëpisë nga Moot ishte 67% më pak se çmimi i kërkuar prej 1,195 milionë dollarësh i shitësit në vitin 2022.

Duke folur për blerjen e shtëpisë, e cila qëndron vetëm rreth 7 metra nga një shpat me rërë, Moot tha për median: “Jeta është shumë e shkurtër , dhe thjesht thashë me vete: ‘Të shohim se çfarë do të ndodhë’”.

Ndërsa mbetet e paqartë se për sa kohë Moot do të jetë në gjendje të ketë shtëpinë e tij, ai ka shprehur interes për të bindur të tjerët, duke përfshirë individë që janë të sëmurë rëndë, të vlerësojnë pamjet e oqeanit që ofron. /Telegrafi/