Site icon Telegrafi

Burri nga Maryland fiton dy çmime të mëdha lotarie për vetëm brenda një jave

Një burrë nga Maryland kishte një festim shtesë në muajin e ditëlindjes së tij kur ai fitoi 2 çmime xhekpot të lotarisë brenda një jave, bileta e parë kishte vlerën e 25,696 eurove, ndërsa e dyta kishte vlerën e 100 mijë dollarëve.

Burri nga Kantoni i Prince George, i cili festoi ditëlindjen e tij të 63-të këtë muaj, vizitoi për herë të parë selinë e Lotarisë në Maryland javën e kaluar kur fitoi një çmim të parë prej 25,696 dollarësh nga loja virtuale e garave me kuaj Racetrax.

Burri u kthye në selinë e lotarisë një javë më vonë, kur fitoi 100,000 dollarë nga një biletë gërvishtëse “50 Year!”, një lojë e re që feston 50 vjetorin e Lotarisë së Maryland, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Lojtari i bleu të dyja biletat nga Shell Food Mart në Riggs Road në Adelphi-a.

“Po bëja atë që bëj çdo ditë”, u tha lojtari zyrtarëve të lotarisë në ditën kur fitoi çmimin e tij prej 100,000 dollarësh. “Unë bëj një shëtitje në mëngjes në dyqan dhe atje luaj Racetrax, Keno dhe lojëra me bileta gërvishtëse”, shtoi ai.

Burri tha se bileta e tij e parë me gërvishtje i dha atij një çmim prej 75 dollarësh dhe ai vendosi t’i përdorte fitimet e tij për të blerë një biletë të dytë, e cila ia fitoi atij xhekpot-in prej 100,000 dollarësh.

Lojtari tha se paratë e fituara do t’i përdorë për një udhëtim në vendin e tij të origjinës, në Republikën Dominikane, ta paguajë kredinë e veturës, si dhe t’i ndajë ato me gruan e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version