Telegrafi

Burri nga Kalifornia i shmanget burgut pasi në gjendje të dehur e theri breshkën

Një burrë i është shmangur burgut pasi sulmoi në mënyrë të dehur një breshkë në një çerdhe në Kaliforni.

Breshka – një sulkat afrikan 70-vjeçar i quajtur Michelangelo – u gjet i gjakosur pasi u godit me copëza druri nga një shtyllë e portës së kopshtit me madhësi 6 inç.

Një dorezë me grabujë ishte futur midis kokës dhe këmbës së kafshës dhe copëza xhami i ishin vendosur në shpinë, transmeton Telegrafi.

George Robles, 42 vjeç, u dënua të premten pasi ai nuk pranoi akuzat për abuzim me kafshët, vjedhje tregtare dhe vandalizëm, raporton Sky News.

Ai ishte gjithashtu i lidhur me vjedhje të tjera në institucionin parashkollor në East San Jose dhe vodhi mijëra dollarë sende në ditët para dhe pas sulmit në janar të vitit të kaluar.

Avokati i të pandehurit tha se sjellja e tij ndaj breshkës erdhi si rezultat i dehjes së tepërt, sesa mizorisë së kafshëve.

Breshka kishte nevojë për një operacion pas sulmit dhe veterineri që e kreu operacionin tha se breshka ishte “duke u rikuperuar”. /Telegrafi/